Tuneli Llogarase, Rama: Brenda muajit perfundojne 50 per qind e punimeve
Brenda këtij muaj do të përfundojnë më shumë se 50% të punimeve të ndërtimit të tunelit të Llogarasë.
Me këtë lajm e ka nisur ditën kryeministri Edi Rama, i cili ka shpërndarë në Facebook disa pamje nga gërmimet dhe shkruan se po punohet me ritme të larta falë formacionit të favorshëm gjeologjik.
Tuneli i Llogarasë do të ketë një gjatësi prej 5.9 kilometrash. Ndërtimi i kësaj vepre jo vetëm shkurton distancën drejt bregdetit të jugut, por rrit edhe sigurinë rrugore në këtë segment.
Punimet kanë nisur në fund të Nëntorit të vitit të kaluar dhe pritet të përfundoj ndërtimi në vitin 2024.
Ky investim kushton afro 140 milionë euro, dhe kjo vepër konsiderohet si ndër më të rëndësishmet infrastrukturore për jugun e vendit, që pritet të shkurtoj distancën nga Dukati në Palasë nga 30 minuta në vetëm 7 minuta.
Ky tunel pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit të jugut të Shqipërisë.
Njoftimi i Rames:
MIRËMËNGJES
dhe nga tuneli i Llogarasë, ku punohet me ritme të larta e ku falë formacionit të favorshëm gjeologjik, deri në fund të muajit do të jetë hapur më shumë se gjysma e segmentit, ju uroj një ditë të mbarë/Burimi: Shqiptarja.com