Secondary Adv

Projekti, 200 mln euro per rikonstruksionin e hekurudhave ne Maqedoni

Maqedonia e Veriut nënshkroi marrëveshje me vlerë 200 milionë euro për rehabilitimin e një pjese të hekurudhës me gjatësi totale prej 96 km.

 

Investimi parashikon rindërtimin e seksioneve në Kumanovë – Beljakovc dhe Beljakovcë – Kriva Pallankë të Korridorit VIII të transportit evropian dhe rindërtimin e seksionit të Nogaevci – Negotinë të Korridorit të X, njoftoi Qeveria të mërkurën me anë të një komunikimi për mediat.

 

Përfaqësues të kompanisë turke të ndërtimit Gulermak, Strabag të Austrisë, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ishin të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, shtoi qeveria, pa dhënë më shumë detaje rreth kontratave.

 

Seksionet e Korridorit të VIII që do të rinovohen do të lidhen me një seksion hekurudhor nga Kriva Palanka në kufirin bullgar që Maqedonia e Veriut planifikon të ndërtojë, duke lidhur kështu portin e Shqipërisë në Adriatik të Durrësit me portin bullgar të Varnës në Detin e Zi.

 

Korridori X Pan-Evropian arrin nga Salzburgu i Austrisë në veri deri në Selanik të Greqisë në jug./Burimi: Seenews/Monitor


Më të lexuarat