Rritja e dollarit ul te ardhurat per fryme te Shqiperise ne renditjen e Bankes Boterore
Të ardhurat për frymë të shqiptarëve kanë pësuar rënie në renditjen e Bankës Botërore. Nga 4510 USD që llogariteshin të ardhurat për frymë në fund të 2013, në fund të 2014 ato shënuan 4460 dollarë me ulje 1.1 %.
Por duke qenë se metodologjia e Bankës bazohet në konvertimin në USD të monedhës kombëtare, kjo rënie ka ardhur nga forcimi i vlerës së këmbimit të dollarit amerikan në raport me lekun.Në fund të vitit 2013 një dollar amerikan u këmbye me 103 lekë, ndërsa në fund të vitit 2014 një dollar kushtoi 113 lekë. Valuta amerikane ka vijuar në forcimin e vlerave edhe këtë vit. Një USD aktualisht kushton 126 lekë.Të ardhurat për frymë pësuan një rritje të shpejtë në gjysmën e parë të dekadës, për shkak të kushteve të favorshme të rritjes ekonomike.Në vitin 2007 të ardhurat për frymë të shqiptarëve llogariteshin në 3,377 dollarë. Nga ky vit të ardhurat janë rritur me mbi 30 %, por janë shumë poshtë mesatares rajonale.
Mesatarja rajonale e të ardhurave për frymë është afërsisht 9000 dollarë.Sipas matjeve të Bankës Botërore të ardhurat për frymë janë të ardhurat kombëtare bruto, konvertuar në dollarë amerikanë. PBB për frymë është shuma e vlerës së shtuar nga të gjithë prodhuesit rezident plus çdo tatim të produktit.