Profesionet e lira, kunder rritjes se mases se kontributeve
Rritja e masës së kontributeve të sigurimeve shoqërore për profesionet e lira do të shtojë barrën fiskale mbi to dhe do të rrisë kostot për qytetarët. Kështu shprehen përfaqësues të këtyre profesioneve të cilët kanë protestuar para kryesisë së Kuvendit për këtë masë të miratuar nga ligjëvënësit , të përfshirë në paketën fiskalë të vitit të ardhshëm.
Sipas tyre, kjo do të ulë rendimendin e punës së tyre dhe do të rrisë kostot e shërbimeve të tyre nga qytetarëve. Sipas paketës së re fiskale, që shoqëron buxhetin e vitit të ardhshëm, është përcaktuar se “Për kategori të veçanta personash, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale, ku përfshihen inxhinierët, ekspertët kontabël, noterë, farmacistë, mjekë, avokatë etj.
Kontributet shoqërore dhe shëndetësore do të paracaktohen sipas nivelit të pagës maksimale prej 97 mijë lekësh në muaj”. Por në këtë paketë janë përcaktuar edhe disa kritere për këto pagesa si vendodhja, kategorizimi I profesioneve dhe afatet kohore të ushtrimit të profesionit.