ISHP gjobit 100 subjekte, 31.7 milion leke gjobe per shkeljet ne pune
Mbi 100 subjekte në të gjithë vendin janë gjobitur gjatë 9-mujorit të vitit 2015, për shkelje të legjislacionit të punës. Inspektoriati Shtetëror i Punës ka vendosur gjoba me vlerë 31.7 milion lekë, ku numri më i madh i subjekteve të penalizuara për shkeljet e evidentuara është nga inspektimet e programuara.
18 gjoba janë vendosur për shkak të aksidenteve në punë, ku 89 punëmarrës rezultojnë të aksidentuar, nga të cilët 14 kanë humbur jetën. 28 gjoba me vlerë 13.6 milion lekë janë vendosur nga inspektimet që janë bërë për shkak të ankesasave të punonjësve.
Numri më i lartë i ankesave që ka iniciuar inspektime është regjistruar në qarkun Tiranë, i ndjekur nga qarku Elbasan, ndërsa numri më i ulët është regjistruar në qarkun e Kukësit.Numri më i madh i aktiviteteve të sanksionuara me gjobë është ai i subjekteve tregtare të cilat zënë 30% të totalit të gjobave, e ndjekur nga ndërmarrjet prodhuese. Ndërsa numri më i vogël i subjekteve të gjobitura është në sektorin transport dhe telekomunikacion.