Arrihet marreveshja per pensionet me Italine, njihen vitet e punes per shqiptaret
Shqipëria dhe Italia kanë përfunduar negocimin teknik të marrëveshjes për pensionet.
Marrëveshja për njohjen e viteve të punës i vjen në ndihmë 500 mijë shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Itali. Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në fjalën e saj për marrëveshjet pë rpensionet tha se do të njihen vitet e pensionit për çdo shqiptar.
‘Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pension e pleqërisë,. Sigurimit për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dal në pension.
Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.’- tha Ibrahimaj.
Ambasadori i Italisë në vendin tonë Fabirzzio Bucci falënderoi skuadrën shqiptare për punën e bërë. ‘Është një marrëveshje e bazuar mbi reciprocitetin edhe shtetasit italian mund të përfitojnë nga kjo marrëveshje.
Është një moment shumë i rëndësishëm pasi është një urë tjetër që ne po ndërtojmë. Më shumë se 700 mijë janë me titullar shtetasit shqiptar.
Paguajnë kontributet dhe falë kësaj marrëveshje do të plotësojnë këtë mangësi që ekziston në këtë boshllëk në vendin tonë.’- tha Bucci./Burimi: Shqiptarja.com