Ndryshon ligji per mbeturinat ne Kosove, rimbursohen shishet plastike dhe qelqi
Janë propozuar 11 amendamente të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kimikate nga Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim.
Në mbledhjen e mbajtur të enjten, ky Komision votoi të 11 amendamentet me ndryshime dhe plotësime. Gjithashtu në këtë komision, në rend dite ishte edhe ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për mbeturina.
Aty u votuan ndryshimet për rimbursimin e depozitës, siç hyjnë shishet e plastikës e qelqit. Po ashtu, ndryshime pati në Ligjin për kundërvajtje,
ku po ashtu janë inkorporuar ligje që i lejojnë Ministrisë që të fillojë me sistemin e rimbursimit të depozitës që hyjnë shishet e plastikës dhe shishet e materialeve tjera, që qytetarët dhe bizneset që do t’i krijojnë këto investime në dyqanet e tyre, t’i kthejnë shishet të cilët ata i blejnë.
“Ndryshimi bazik që është bërë është edhe për qeset e plastikës, kjo i jep mundësi që me akt nënligjor të vendos ministria për reduktimin e mbeturinave që vijnë nga qeset e plastikës”.