Secondary Adv

Senati Amerikan kalon rezoluten: Rusia te shpallet shtet terrorist

Senati amerikan miratoi njëzëri një rezolutë që i bën thirrje Sekretarit të Shtetit të SHBA të shpallë Rusinë një shtet që sponzorizon terrorizmin.

 

“Forcat e armatosura të Federatës Ruse kanë kryer krime kundër civilëve të pafajshëm dhe janë përpjekur të mbulojnë mizoritë e tyre me varre masive në të gjithë Ukrainën”, thuhet në projektligjin e Senatit.

 

Një masë e ngjashme ka kaluar edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, ku kryetarja Nancy Pelosi pritet të jetë një mbështetëse e fortë e miratimit të saj. Megjithatë, kompetenca për të caktuar një shtet terrorist i takon Departamentit të Shtetit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat