Thyhet rekordi i blerjeve me para cash, 3.1 mld euro qarkulluan jashte bankave
Paraja cash në Shqipëri ka shënuar nivelin më të lartë historik të saj.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në fund të Qershorit jashtë bankave qarkulluan mbi 3.1 miliardë euro, me një rritje 137,4 milionë euro në raport me periudhën deri në qershorin e vitit 2021.
Ky trend rritës i parasë cash lidhet direkt me informalitetin e lartë në ekonomi që favorizon evazionin fiskal. Mbajtja e parave jashtë bankave është edhe një zgjidhje nga biznesi për të mos paguar taksa, apo për të mos deklaruar burimin kur ato janë fituar në rrugë jo të ligjshme.
Pikërisht kjo situatë pritet të ndryshojë përmes amnistisë fiskale dhe penale, që pritet t’ që ju japë mundësinë qytetarëve e bizneseve të fusin paratë në banka, pa deklaruar burimin e krijimit të tyre deri në 2 milionë euro.
Duke e konseideruar shqetësuese për ekonominë këtë nivel të qarkullimit të parasë cash, institucionet financiar kërkuan më herët nga shteti që të vendosen kufizime për pagesat me lekë në dorë apo transaksione të ndryshme, për të stimuluar përdorimin e kartave dhe fuqizimin e pagesave elektronike.
Që pas luftës në Ukrainë, kur u rritën në mënyrë të menjëhershme cmimet dhe qytetarët u detyruan të blinin në sasi të mëdha nga frika e mungesës së produkteve, qershori sipas bankës së Shqipërisë, shënon vlerën më të lartë të depozitave.
Kursimet në banka arritën në 10.6 miliardë euro, me një rritje 796 milionë euro me periudhën deri në fund të qershorit 2021.