Secondary Adv

Kriza nga lufta, Qeveria do subvencionoje fermeret qe mbjellin grure

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka bërë me dije se çdo fermer që mbjell 1 hektar grurë, do të marrë mbështetje 30 mijë lekë të reja.

 

Po ashtu, Krifca tha se në mbledhjen e qeverisë u or vendimi që të shtohet buxheti me 200 milionë lekë për peshkatarët, të cilët do rimbursohen me 40 mijë lekë për litër të naftës.

 

“Bujqësia ka miratuar një vendim të rëndësishëm. Që ka të bëjë me rritjen e masës së skemës kombëtare të financimi. 1.2 milardë lekë i shtohen buxhetit të skemës kombëtare, duke e çuar buxhetin në 4.9 mld lekë, më i madhi i vënë në dispozicion.

 

Ka qenë një vit pothuajse i vështirë në përballimin e kostove, fermerët tanë kanë rezistuar. Kemi patur një sezon të mbarë të prodhimit të grurit, hambarët janë mbushur plot.

 

Kemi menduar të fusim një masë të posaçme, fermerët që prodhojnë mbi 1 hektar grurë, do marrin mbështetje 30 mijë lekë për hektar. Kemi bërë një analizë të thellë me sektorin e peshkimit.

 

Kemi vendosur të shtojmë buxhetin me 200 milionë lekë për peshkatarët, duke i rimbursuar 40 mijë lekë për litër”, tha Krifca./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat