Secondary Adv

BERZH: Shqiperia, rritje te ulet ekonomike per 2016

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon rritje ekonomike prej 3.3% vitin e ardhshëm. Sipas BERZH, rritja ekonomike do të kërkojë luftë aktive ndaj informalitetit dhe ulje të kredive me probleme.


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim parashikon një rritje të ekonomisë shqiptare me 3.3% për vitin 2016. Sipas raportit të tranzicionit, prezantuar në pasditen e të enjtes, sfidat për ekonominë shqiptare do të jenë lufta e mëtejshme ndaj informalitetit, angazhimi i sektorit privat në projektet e infrastrukturës dhe energjisë dhe ulja e nivelit të kredive me probleme.


Ne parashikojmë që ekonomia shqiptare vitin e ardhshëm të rritet me 3.3%. Përmirësimi i rritjes do të kalojë përmes sfidave të rëndësishme, duke filluar nga lufta ndaj informalitetit. Gjithashtu, ne sugjerojmë më shumë përfshirje të sektorit privat në projektet e reja të infrastrukturës dhe energjetikës.
Me qëllim rritjen e kreditimit të ekonomisë, duhet zbatuar me sukses plani për uljen e kredive të këqija. Tema kryesore e Raportit të Tranzicionit të BERZH për këtë vit është nevoja për krijimin e një modeli të ri financimi të ekonomisë. Rreth kësaj çështjeje, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se Banka e Shqipërisë po vepron në mënyrë aktive për të nxitur ofertën dhe kërkesën dhe kredi.


Kreditimi në vitet e fundit ka pësuar një ngadalësim të ndjeshëm dhe ai vazhdon të mbështetet pothuajse tërësisht te sektori bankar. Mungesa e tregut të kapitalit ngelet një problem për të siguruar financimin e investimeve të reja, me kosto më konkurruese.


Më të lexuarat