Kriza energjetike, Rama: Ne portin e Vlores do te instalohen anije prodhuese te energjise elektrike
Kryeministri Rama vizitoi nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave.
Ndër të tjera Rama theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.
Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizën energjetike, shkak dhe lufta në Ukrainë, kryeministri Edi Rama është optimist se Shqipëria shumë shpejt do të jetë eksportuese e energjisë.
Nga Vlora, duke inspektuar përgatitjet për nisjen nga puna për portin e ri të Vlorës, Rama artikuloi dhe masat për përballimin e krizës energjetike. Ai kujtoi anijet HEC, të cilat pritet të ankorohen në Vlorë brenda dy javëve të para të Gushtit pasi vijnë si prodhuese të energjisë elektrike.
Prej kohësh flitet për krizë të energjisë elektrike dhe më parë ka paralajmëruar se qeveria ka gati planin e emergjencës që energjia të shpërndahet me orar. Ndërsa sot theksoi se kanë arritur në kushtet që jo vetëm çmimi është i lartë, por ka rënë volumi i mundshëm për tu blerë.
Me futjen e 110 megavatëve të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj situate emergjence botërore sepse ne kemi arritur në pikën tani që, jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratoferë, por ka filluar ajo që e kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për t’u blerë", tha Rama.
Rama zbuloi dhe marrëveshjen për energjinë diellore me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite duke thënë se u lidh marrëveshja për të sjellë energji elektrike në Greqi dhe më pas të shpërndahet në vende të tjera./Burimi: Shqiptarja.com