Secondary Adv

Fillojne ne tetor punimet per portin e Ri te Vlores, Rama: Gati ne 2025

Gjatë inspektimeve te punimeve në kantierin e portit të Ri të Vlorës, Rama tha se do të sistemohet e gjithë flota e peshkimit.

 

"Fillon një kantier me një rëndësi të jashtëzakonshme për shumë arsye për një port që më në fund e meriton këtë emër se qoftë ai që kemi atje, qoftë ky i peshkatarëve janë parkime ujore mesjetare.

 

Së dyti sepse këtu sistemohet e gjithë flota e peshkimit ndërkohë që me programin e mbështetjes për industrinë e peshkimit ne do të vijojmë të financojmë qoftë riparimin e anijeve dhe blerjen e anijeve të reja.

 

Së treti sepse do të rrisë fluksin e tregtisë përmes detit, së katërti se edhe për pasagjerët do të bëhet diçka me standarde. Njëkohësisht kemi një port turistik në anën tjetër që do të jetë një nga perlat e Mesdheut dhe do të sjellë zhvillim të madh ekonomik jo vetëm për Vlorën por edhe për të gjithë industrinë", tha Rama.

 

Duke u kthyer te porti i ri Vlorës, për të cilin nisin punimet në tetor dhe zgjasin tre vite, Rama shtoi se do të jetë një hapësirë moderne, që e meriton këtë emër në shekullin 21. Sipas Ramës porti është i ndarë tre shtylla kryesore zhvillimi, duke nisur nga porti industrial, ai i peshkatarëve dhe për të vijuar me portin turistikë.

 

Porti turistik i vlorës që pritet të jetë gati në tetor 2025 është një investim 59 mln euro, në një sipërfaqe prej prej 110 000 metra katror. Sipas projektit do të ndërtohen 133 vendparkime për anijet e peshkimit dhe dy anije për transportin e qytetarëve, si dhe 1 për transportin e mallrave.

 

Për herë të parë shteti sdo ketë angazhim financiar, po pagesat do bëhen nga operimet e portit pas përfundimit të punës dhe nisjes së aktivitetit financiar të tij. Në portin e ri është zgjidhur dhe problematika që lidhet me motin e keq, që sdo të jetë më ndikues në ankorimin e anijeve, sikurse ndodh në portin ekzistues të Vlorës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat