Secondary Adv

Rekord inflacioni ne eurozone, arrihet niveli i ri historik prej 8.9 per qind

Inflacioni në të gjithë eurozonën ka arritur një nivel të ri historik prej 8.9% në korrik, nga 8.6% në qershor.

 

Gjithsej 10 shtete që përdorin monedhën e përbashkët shfaqen në ‘territor’ dyshifror: Belgjika, Estonia, Greqia, Spanja, Qiproja, Letonia, Lituania, Holanda, Sllovenia dhe Sllovakia.

 

Të dhënat nga Eurostat janë një tjetër shenjë ogurzezë për ekonominë e bllokut, e cila gradualisht po ngadalësohet, duke rritur gjasat për një recesion. Çmimet në korrik vazhduan të rriten në shumicën e vendeve, të shtyra nga përkeqësimi i në tregjet globale të energjisë, i nxitur nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

 

Tendenca rritëse e çmimeve të gazit është përhapur edhe në produkte të tjera, duke përfshirë frutat dhe perimet e freskëta.

 

Leximi i korrikut tregon një regres të vogël në inflacionin e energjisë -- nga 42% në qershor në 39.7% në korrik -- por një rritje në të gjithë treguesit e tjerë. Kriza globale e ushqimit, zinxhirët e ndërprerë të furnizimit dhe bllokimet e rrepta të Kinës me zero COVID po bëjnë gjithashtu presion mbi mallrat dhe shërbimet e përditshme.

 

Inflacioni bazë, i cili përjashton artikujt e paqëndrueshëm dhe jep një ide më të mirë të fuqisë blerëse aktuale të konsumatorëve, qëndroi në 4%, niveli më i lartë që nga krijimi i euros.

 

Në Gjermani, fuqia industriale e BE-së, inflacioni u rrit në 8.5% në bazë vjetore, pas një rënie të vogël muajin e kaluar (8.2%) që rriti shkurtimisht shpresat për lehtësim. Çmimet e Francës u rritën me 6.8%, ndërsa të Italisë me një normë 8.4%.

 

Vendet baltike mbeten veçanërisht të prekura nga tendenca në rritje -- Estonia (22.7%), Lituania (20.8%) dhe Letonia (21%) -- për shkak të varësisë së tyre të madhe nga importet e huaja për të përmbushur nevojat e tyre për energji./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat