Secondary Adv

2016, pensionistet e vetepunesuar perjashtohen nga detyrimi i pageses se kontributeve shoqerore

Duke nisur nga 1 janari 2016, pensionistët e vetëpunësuar do të përjashtohen nga detyrimi i pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.


Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”, i cili ka hasur diskutime të ndryshme në seancat e mëparshme parlamentare, është miratuar mbrëmjen e djeshme me shumicë votash në Kuvend.Diskutimet e mëparshme ishin për rritjen e masës së kontributeve për profesionet e lira, të cilat do të paguajnë sigurime shoqërore dhe shëndetësore duke u bazuar në pagën maksimale prej 97,030 Lekë.


Gjatë seancës së djeshme, me propozim të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë Erjon Braçe, u vendos që “Pensionistet e vetëpunësuar”, të cilët marrin pension dhe që ushtrojnë, të vetëm, veprimtari ekonomike profesionale, përjashtohen nga detyrimi i pagesës së kontributeve shoqërore dhe shëndetësore, pikë e përfshirë në nenin 9 të këtij pr.ligji.Ligji në tërësi u miratua me 83 vota pro, 29 kundër dhe 1 abstenim, pritet të botohet në fletoren zyrtare dhe do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2016.


Më të lexuarat