TIA me terminal te ri, shtohen 8 porta: Teknologji e re ne leximin e pashaportave
Është inaguruar terminali i ri në aeroportin “Nënë Tereza”, i cili i shton tetë porta të reja.
Gjithashtu është është vënë në punë sistemi i ri teknologjik për leximin e pasaportave, i cili pritet të lehtësojë fluksin e hyrjeve.
Nga nesër, përfitues të këtij shërbimi do të jenë mbajtësit e pasaportës shqiptare, qytetarët e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Kanadasë.
“Sot është vënë në punë dhe sistemi i ri teknologjik i leximit të pasaportave në hyrje falë angazhimit të ministrit të Brendshëm, policisë së Shtetit dhe kompanisë e cila që në ditën e parë të nënshrkimit të marrëveshjes së re pasi bleu nga koncesionari i mëparshëm të drejtën e operimit, është angazhuar në të gjithë frontin e punëve që duhen bërë në këtë aeroport.
Nga nesër, të gjithë qytetarët me pasaportë shqiptare që vijnë në aeroportin e Rinasit nuk do kenë lexim manual të pasaportës nga polici që i sheh në sy e sheh pasaportën,
por do kalojnë në barrierën digjitale me leximin digjital, process që zgjat më pak se gjysmë minuti. Kjo do të lehtësojë fluksin e hyrjeve. Kjo vlen edhe për qytetarët e BE, SHBA, Britanisë së Madhe e Kanadasë.
Për të tjerët do ketë proces kalimi me lexim manual të pasaportës”, deklaroi kryeministri Edi Rama./Burimi: Monitor (https://www.monitor.al/tia-me-terminal-te-ri-shtohen-8-porta-hyn-teknologjia-ne-leximin-e-pasaportave-e-vlefshme-vetem-per-disa-shtete/)