Niset anija e pare ukrainase e ngarkuar me grure nga Odessa
Një anije e ngarkuar me grurë është larguar nga porti i Odesa-s për herë të parë që nga fillimi i luftës, sipas njoftimit të ministrit ukrainas të infrastrukturës.
"Anija e parë e grurit që nga agresioni rus u largua nga porti.
Falë mbështetjes së të gjitha vendeve tona partnere dhe OKB-së, ne mundëm të zbatonim plotësisht marrëveshjen e nënshkruar në Stamboll," u shpreh Oleksandr Kubrakov në Twitter.
Kjo vjen pasi Rusia dhe Ukraina nënshkruan një marrëveshje në korrik për të rihapur portet e Detit të Zi për të rifilluar eksportet e drithërave, dërgesat e nevojshme për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje.
"Anija e ngarkesave të thata me flamurin e Sierra Leone RAZONI është e ngarkuar me 26,000 ton misër dhe ishte planifikuar të nisej nga porti i Odesa në orën 08:30 (6:30 të mëngjesit me orën MB) të hënën për të shkuar në Liban", tha ministria turke e mbrojtjes.
Anije të tjera pritet të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll.
Marrëveshja synon të lejojë kalimin e sigurt të dërgesave të grurit brenda dhe jashtë Odesa, si dhe Chornomorsk dhe portin e Pivdennyi./Burimi: Shqiptarja.com