Secondary Adv

Situata ne Kosove, Kurti: Pa hequr te gjitha barrikadat nuk e shtyjme vendimin

Kryeministri Kurti përsëriti zotimin e qeverisë se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për target dhe dokumentet deri më 1 shtator nëse do të hiqen të gjitha barrikadat.

 

Pajisja me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë,

 

Të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës vijon të zbatohet në nivel vendi.

 

Mësohet se deri në orën 12:00 janë lëshuar mbi 1500 dokumente.

 

"Deri në orën 12:00 janë lëshuar 1501 qytetarë janë pajisur me këtë document nëpër pikat kufitare" tha kryeministri Albin Kurti i cili me ministrin e Brendshëm Xhelal Sveçla dolën sot në mesditë në një konferencë për median.

 

Kryeministri Albin Kurti përsëriti zotimin e qeverisë se  vendimim se do të shtyjë zbatimin e dy vendimeve për target dhe dokumentet për shtetasit serb deri më 1 shtator nëse do të hiqen të gjitha barrikadat.

 

“Qeveria e Kosovës përsërit zotimin që në momentin kur të hiqen barrikadat në veri  dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët atje shtyhet zbatimi I dy vendimeve të qeverisë deri më 1 shtator 2022. 

 

Janë gjithsej 9 barrikada në very të Ibrit. Presim gjatë ditës së sotme të hiqen të gjitha. Barrikadat janë hequr atëherë kur nuk ka ngelur asnjëra prej tyre”  tha Kurti.

 

Jarinjë e Bërnjakë ende mbeten të mbyllura pasi vazhdojnë barrikadat./Burimi: Ora News


Më të lexuarat