Secondary Adv

Rruga e Arbrit: Tuneli i Murrizit perfundon brenda 17 muajsh

Belinda Balluku ka dhënë detaje për rrugën e Arbrit duke thënë se brenda 17 muajve do të dorëzohet tuneli i Murrizit. 

 

Ndër të tjera theksoi se kanë hasur vështirësi ndaj është rishikuar projekti dhe është shtyrë afati kontraktual.

 

“Rruga e Arbrit në nëntor të vitit të kaluar u bë e aksesueshme në një pjesë të saj por mbeten disa pjesë të rëndësishme për tu dorëzuar siç është tuneli i Murrizit.

 

Ky tunel na ka vendosur para një vështirësie të madhe sa i përket gjeologjisë dhe na është dashur të rishikohej projekti e të shikohej hyrja veriore me 120 metra duke bërë që të shtyhet dhe afati kontraktual i kësaj pjese të veprës së rrugës së Arbrit.

 

Një pjesë e mirë e km të atij tuneli që nga 3.2 metra i projektuar, sot ka shkuar në 3.8 metra.

 

Si tuneli kryesor, si ai ndihmës vijon me ritme të avashta por konstante por besojmë se brenda 17 muajve do të dorëzohet dhe tuneli i Murrizit.

 

Kontratës së rrugës së Arbrit nuk i është shtuar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit”, tha Balluku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat