Ukraina nis shitjen e energjise elektrike drejt BE
Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në vendet e Bashkimit Europian.
Lajmi vjen vetëm një ditë pas zhbllokimit të eksportit të drithërave, ndërsa bota kërcënohet dhe nga krizë ushqimore.
Kreu i operatorit shtetëror të rrjetit elektrik Ukrenergo, Volodimir Kudritskyi, ka njoftuar se Ukraina fiton afro 20 milionë dollarë me shitjen e energjisë elektrike në BE. Ai madje theksoi se këta numra pritet të rriten ndjeshëm në muajt e ardhshëm.
Ukraina filloi me eksportimin e energjisë elektrike në BE përmes Rumanisë gjatë 1 korrikut. E kjo lëvizje erdhi në kohën kur BE-ja po tenton të largohet nga nafta dhe gazi rus, si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë.
“Sot, të ardhurat nga eksportet që kishim me një kapacitet 100 Megavat, në muajin e parë na sollën më shumë se 700 milionë hryvnia, si operator i sistemit energjetik, për qasje në rrjetet e energjisë ndërshtetërore," shtoi Kudrytskyi.
Në vijiim kreu i operatorit të rrjetit elektrik Ukrenergo tha se eshtë e qartë se me rritje të volumit të eksportit të lejuar, kjo shifër mund të rritet ndjeshëm.
Pas më shumë se 5 muajsh bllokadë, këtë të hënë nisi zyrtarisht edhe eksporti i drithit nga portet ukrainase. Kombet e Bashkuara dhe Turqia po asistojnë në proces ndërsa globi është në prag të krizës ushqimore.
Ukraina dhe Rusia kanë nënshkruar marrëveshje, së bashku me Turqinë dhe Kombet e Bashkuara më 22 korrik për të zhbllokuar eksportet e drithërave nga tri portet ukrainase, pasi ato u bllokuan qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.
Ukraina dhe Rusia janë dy prej eksportuesve më të mëdha në botë të drithërave.
Marrëveshja e arritur në Stamboll mundëson që miliona tonë grurë dhe plehra të mund të transportohen në mbarë botën, e cila po përballet me krizë ushqimore./Burimi: Ora News