Secondary Adv

Siguria rrugore, 987 milion investime ne nentor

Buxheti i këtij viti për sigurinë dhe sinjalistikën rrugore ka qenë në masën e 1.3 miliard lekëve. Deri në fund të Nëntorit, janë financuar rreth 986.8 milion lekë.

 

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë investime të konsiderueshme gjatë këtij viti në drrejtim të sinjalistikës rrugore, si dhe kanë filluar edhe dy projekte të tjera të sinjalistikës në dy akse rrugore shumë problematike që është projekti Rrogozhinë-Korçë-Kapshticë dhe Tiranë-Fushë Krujë-Shkodër-Hani i Hotit.


Por megjithëse,  Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës ka trefishuar buxhetin për sinjalistikën rrugore, sërish akset rrugore në vend kanë mungesë të theksuar të saj.  Sipas të dhënave nga Autoriuteti Rrugor Shqiptar, realizimi i investimeve në këtë drejtim aktualisht është në masën 74 për qind dhe deri në fund të viti pritshmëritë janë në 130 për qind, dhe faturimi total pritet të jetë në masën e 1.7 miliardë lekëve.


Vendi ynë vuan siguri rrugore dhe sinjalistikë të degraduar, për shkak se shumë projekte janë ende në proces dhe nuk janë pajisur me sinjalistikën e nevojshme, duke qenë kështu burim aksidentesh. Por përpos rritjes së buxhetit për sinjalistikën, infrastruktura rrugore në vend ka nevoja të konsiderueshme për më shumë para përsa i përket mirmbajtjes. Mungesa e financimeve, ka bërë qeveria të shikojë mundësinë për dhënien me koncesion të disa rrugëve.


Më të lexuarat