Klima e ekonomise, Shqiperia regres ne 5 vitet e fundit, permiresohet rajoni
Klima e ekonomisë shqiptare është përkeqësuar në 5 vitet e fundit, ndryshe nga vendet e tjera të rajonit që kanë bërë progres të dukshëm. Ky është përfundimi i analizës ekonomike “Shqipëria mund të arrijë gjithçka”, botuar në portalin ekon.al, ku analizohen treguesit kryesorë të klimës së ekonomisë dhe krahasohen me vendet fqinje.
Klima e ekonomisë shqiptare ka shënuar rënie të vazhdueshme në 5 vitet e fundit. Ky është përfundimi i analizës “Shqipëria mund të arrijë gjithçka”, botuar në portalin ekonomik ekon.al.Në shkrim analizohen indekset kryesore përsa i përket klimës së ekonomisë në të gjitha vendet e rajonit dhe bëhet krahasimi mes tyre, ku rezulton se Shqipëria e ka përkeqësuar klimën ekonomike kur të gjithë vendet e rajonit e kanë përmirësuar atë në 5 vitet e fundit.Maqedonia konfirmohet vendi me progresin më të madh të klimës së ekonomisë, ndërkohë që për Shqipërinë, ky fundvit ka qëlluar i hidhur.Nga viti 2011 në 2015, klima e ekonomisë ka arritur të përkeqësohet 2 herë më shumë se përmirësimi i Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe 4 herë më shumë se përmirësimi i Malit të Zi.
Klima për një ekonomi është shumë e rëndësishme pasi ka të bëjë me perceptimin dhe besimin e bizneseve vendase dhe investitorëve të huaj, si dhe me pritshmëritë e qytetarëve, nga të cilat më pas varet konsumi dhe investimet.