Secondary Adv

Betohet Shefi i Shtabit te Pergjithshem te FA, Gjeneral Brigade Arben Kingji

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji u betua sot para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

 

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm oficerë madhorë të Forcave të Armatosura.

 

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, u lexua dekreti i emërimit të Presidentit të Republikës. Gjeneral Brigade Arben Voke Kingji, me dorën mbi Kushtetutë, u betua solemnisht se:

 

“Do t'i bindem Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, do t’i shërbej me ndershmëri vendit tim dhe do të mbroj interesat e Republikës së Shqipërisë.”

 

Presidenti Begaj i dorëzoi dekretin e emërimit dhe i uroi Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Kingji punë të mbarë dhe suksese në detyrën e rëndësishme në krye të Forcave të Armatosura shqiptare.

 

Kush është Arben Kingji?

 

Gjeneral Brigade Arben Kingji mbante detyrën e Komandantit të Forcës Tokësore. Gjeneral brigade Arben Kingji ka drejtuar deri më sot Forcën Tokësore të FA dhe më herët ka mbajtur detyrën e komandantit të Batalionit të Mbështetjes në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

 

Gjeneral brigade Arben Kingji ka ushtruar edhe detyra të tjera si ajo e atasheut ushtarak të Republikës së Shqipërisë në Rumani. Me herët ai ka qenë edhe komandant i Policisë ushtarake. Ka kryer Kursin e Shtabit të Përgjithshëm në Akademinë e Mbrojtjes në Tiranë.

 

Gjeneral brigade Kingji ka mbajtur detyrën e komandantit të kontingjentit në disa misione në Afganistan e Irak. Në vitin 2016 ai përfundoi edhe studimet për drejtësi në Winsdom University.

 

Për kontributet e tij në Forcat e Armatosura, gjeneral brigade Arben Kingji është nderuar me disa medalje. Ai mban edhe medaljen e Artë të Shqiponjës, dhënë nga Presidenti i Republikës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat