Secondary Adv

ARRSH hap tenderin 58.1 mln leke per sigurine rrugore, segmentet qe do te eleminohen

21 pika në segmente të ndryshme rrugore, të identifikuara si burim aksidenti do të eleminohen, duke synuar rritjen e sigurisë në rrugë.

 

Autortieti Rrugor Shqiptar ka hapur një tender me vlerë 58.1 mln lekë, ndërsa ka evdientuar dhe pika e zeza në rrjetin rrugor kombëtar, ku do të duhet të ndërhyhet.

 

Vendet ku do të ndërhyhet ndodhen në Velipojë, në segmentet Fier – Levan, Plepa – Rrogozhinë, Cerrik – Banjë, etj. 

 

Sipas dokumenteve të tenderit, lista me pikat më problematike është bazuar në informacionin e marre nga Policia Rrugore dhe Instituti i Transportit,

 

lidhur me prioritetin e Pikave te Zeza, dhe njëkohësisht bazuar ne databazen e aksidenteve me numrin me te larte te fataliteteve dhe plagosjeve te renda, ndërsa theksohet se kërkohet ndërhyrjen e menjëhershme per eliminimin e tyre.

 

Ndërhyrjet janë në varësi të secilës prej tyre, duke përfshirë ndriçimin, vendosjen e tabelave orientuese, zgjerimin e rrugës, ashpërsim asfalti për tërheqjne e vëmendjes së drejtuesve të mjeteve, etj.

 

Me shpalljen e fituesit të tenderti, kompania do të kenë 8 muaj kohë për ekzekutimin e kontratës. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave në periudhën janar-qershor të këtij viti janë shënuar 581 aksidente rrugore.

 

PIKAT E ZEZA KU DO TË NDËRHYHET:

 

Kryqëzimi Bërdicë – Velipojë Pika 1

Kryqëzimi Bërdicë – Velipojë Pika 2

Kryqëzimi Cërrik – Banjë

Jergucat – Qafë Muzinë

Aksi Fier – Levan

Kryqëzimi Fier Shegan

Dalje Vilë Bashtovë

Dalje Gosë qendër

Dalje Gosë jug

Dalje Kavajë veri (Plepa-Rrogozhinë)

Dalje Kavajë jug (Plepa-Rrogozhinë)

Dalje Kavajë jug (Rrogozhinë-Plepa)

Hyrje autostrada Plepa-Rrogozhinë

Dalje autostrada-Hyrje Plepa

Hyrje Bypass Arapaj Shkozet

Hyrje Mbikalimi Shkozet (Plepa-Shkozet)

Hyrje Mbikalimi Shkozet (Tiranë-Plepa)

Ura e Lizës Elbasan (Elbasan-Librazhd)

Labinot – Mbikalimi i Trenit

Nyja Qafë Kashar

Tiranë Rinas përballë Megatek

/Burimi: Scan TV


Më të lexuarat