PBB i Shqiperise 3 per qind ne 2016, me i ulet se parashikimet e qeverise
Rritja e ekonomisë së Shqipërisë pritet që të përshpejtohet dhe të arrijë thuajse nivelin e 3 % vitin e ardhshëm, kjo për shkak të rritjeve të investimeve të huaja dhe rritjes së kërkesës së brendshme. Kështu ka deklaruar njësia serbe e Intesa Sanpaolo, citon SeeNews.
Rritja do të mbështetet nga një rritje e kërkesës për kredi dhe nisja e ndërtimit të projektit TAP, thonë ekspertët e bankës.Ndërsa citojnë se projeksionet e qeverisë shqiptarë janë për rritje ekonomike prej 3.4 % vitin e ardhshëm.
“Konsolidimi fiskal pritet që të vijojë në 2016, duke ulur gradualisht borxhin publik”- thonë analistët e bankës.Ata shtojnë se aktiviteti i kredisë do të zhvillohet, presin që normat e interesit të vijojnë të ulen dhe konsiderojnë që borxhi në monedhën vendase do të vijë me ulje.Javën e shkuar, Banka e Shqipërisë vendosi që të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.75 %, në linjë me pritshmëritë që të mund të zhvillohet ekonomia dhe inflacioni të arrijë nivelin e parashikuar sipas perspektivës afatshkurtër.