Secondary Adv

Vazhdon rritja e cmimeve, inflacioni ne te njejtat shifra si ne qershor

Krahasuar me një vit më parë, shqiptarët paguajnë 20% më shumë për transportin, dhe 13,2% më shumë për të blerë ushqimet bazë, sipas INSTAT.

 

Gjatë muajit korrik inflacioni ka shënuar rritje në raport me të njëjtin muaj një vit më parë, duke shkuar 7,5% nga 2,2% që ka qenë në korrik 2021. Shtrenjtimi më i madh i çmimeve përfshiu kryesisht produktet ushqimore, duke pasuar qiranë, karburantet dhe energjinë elektrike.

 

Në krahasim me një vit më parë, çmimet e transportit të ndikuara nga rritja e çmimit të karburantit janë rritur me 19,7 %, pasuar nga ushqimet dhe pijet jo alkoolike që janë rritur me 13,2 % krahasuar me korrikun 2021.

 

Sa u përket ushqimeve, vajrat dhe yndyrnat u rritën me 30,6 %, buka dhe drithërat u rritën me 20,0%, qumështi, djathi dhe vezët u rritën me 18,2 %, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat u rritën me 15,4 %, peshku u rrit me 11,4 %, zarzavatet përfshirë patatet u rritën me 9,5 %, mishi me 9,1 %.

 

Karburantet, uji, energjia elektrike dhe qiraja u rritën edhe në raport me një muaj më parë. Inflacioni në qershor 2022 ishte 7.4%, ndërsa në korrik, 7,5%./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat