Secondary Adv

Furnizimi me energji, OSHEE masa per festat e fundvitit

Ndërprerjet e energjisë gjatë këtij viti kanë qenë prezente herë për shkak të punimeve e herë për shkak të defekteve që sjell një rrjet i amortizuar si çdo fundvit pyetja është a do të kemi drita në natën e ndërrimit të viteve.


Drejtori i Invesimeve në Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Dhimitër Kote në një intervistë për TV SCAN shprehet se kompaia ka gati një plan masash për të siguruar furnizim pa ndërprerje. Në rrjet gjatë vitit 2015 ishin planifkuar për investime 75 milionë dollarë nga të ardhurat e kompanisë ku pjesa më e madhe është realizuar.


Zonat më problematike sipas OSHEE mbeten zonat informale. Për vitin 2016 parashikohet që niveli i investimeve me paratë e kompanisë të jetë në nivelet e vitit 2015 kurse përveç projekteve të reja mbetet në fokus vazhdimi i atyre të nisura përfshi këtu paketën prej 93 milionë dollarë me Bankën Botërore.


Më të lexuarat