Secondary Adv

Bordi publikon cmimet e reja te karburanteve, ulet nafta

Bordi ka ulur me katër lekë çmimin e naftës, ndërsa ka rritur me 1 lekë çmimin e benzinës.

 

Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 80 lekë për litër. Nafta do të shitet me 216 lekë/ litri nga 220 lekë/ litri. Ndërkohë, benzina nga 199 lekë do të shitet në 200 lekë për litër.

 

                     Ishte                 Bëhet

Nafta            220 lekë/litër    216 lekë/litër

Benzina       199 lekë/litër    200 lekë/litër

Gazi             81  lekë/litër      80  lekë/litër

 

Njoftimi i plotë:

Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, për Benzinë të standardit SSHEN 2282018, Gazoil të standardit SSHEN 5902018 dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).

 

Çmimet e miratuara nga Bordi, të cilat reflektojnë çmimet e nënprodukteve në Bursë, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD, detyrimet doganore/tatimore që aplikohen, si dhe marzhe bruto maksimale të tregtimit, (përfshijnë edhe TVSH-në)

 

janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund ti tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë ti tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

 

a. Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve

204 Lekë/litri për gazoilin;

 

188 Lekë/litri për benzinën;

68 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.

 

b. Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve

• 216 Lekë/litri për gazoilin;

 

• 200 Lekë/litri për benzinën;

• 8 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat