Secondary Adv

INSTAT: Rritet me 7,8 per qind tregtia me pakice per tremujorin e trete

Në tremujorin e tretë të këtij viti, indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë është rritur 7,8 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

Ndërkaq, në grupin e tregtisë me pakicë pa përfshirë këtu tregtinë me pakicë të hidrokarbureve ky indeks ka pësuar një rritje prej 15,1 % kundrejt të njëjtit tremujor të vitit të mëparshëm.Në këtë tremujor, në grupin “ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është rritur 17,4 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, duke dhënë edhe në këtë tremujor kontributin kryesor në indeksin e volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë.


Indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë për grupin e “produkteve jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara (përjashtuar tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara)”, është rritur në nivelin 14,0 % kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës.Në tremujorin e tretë 2015, në grupin “tregti hidrokarburesh në njësi tregtare të specializuara”, indeksi i volumit të shitjeve është ulur 2,3 % krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2014, dhe është rritur 11,6 % krahasuar me tremujorin paraardhës


Më të lexuarat