Secondary Adv

Bileta e urbanit 70 leke? Shoqata e Transportit kerkon perseri rritjen e cmimit

Është kërkuar rritje e çmimit të biletës për trasportin qytetas nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas.


Sipas tyre çmimi i biletës duhet të dyfishohet duke shkuar në 70 lekë në mënyrë që të mbulohen kostot e këtij shërbimi. Kosto kjo që është e papërballueshme për qytetarët dhe që është pranuar edhe nga vetë drejtuesit e trasportit qytetas, por që sipas tyre qeveria duhet të ndërmarrë politika sociale për zbutjen e çmimit të kësaj bilete.


Kërkesën për rritjen e çmimit të biletës së urbanit, operatorët privatë e kërkojnë si rezultat i rritjes së ndjeshme të çmimit të karburantit, inflacionit dhe  kryerjen e shpenzimeve për investime cilësore në zbatim të kontratave të nënshkruara.Ndërkohë që ngurtësimi i tarifave të trasporti urban në të njëjta vlera ka sjellë vështirësi ekonomike për operatorët duke rrezikuar mbylljen e tyre dhe ndërprerjen e trasportit publik urban për Tiranën. Nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë, operatorët paralajmërojnë për protesta dhe pezullim të trasportit.


Më të lexuarat