Secondary Adv

Rriten te ardhurat nga tatimet ne Kosove, 30 mln euro me shume ne 7 muaj

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton se për shtatë muajt e parë të këtij viti janë realizuar 31 milionë euro më shumë të hyra.

 

Sipas ATK-së, krahasuar një vit më parë ka pasur tejkalim të të hyrave prej 80.3 milionë euro. “Të hyrat e përgjithshme nga tatimet për shtatë muaj të këtij viti janë realizuar në vlerë 435.9 milionë euro ose 31.1 milionë euro apo 7.7 për qind më shumë se plani.

 

Përderisa krahasuar më një vit me parë shohim se kemi tejkalim për 80.3 milionë euro apo 22.6 për qind”, thekson ATK-ja, shkruan Telegrafi.

 

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj gjatë prezantimit të të hyrave për gjashtë muaj pati thënë se ndërtimtaria, gastronomia dhe hoteleria janë borxhlinjtë më problematikë.

 

“Sektorët që përbejnë rreziqe më të mëdha në mos përmbushjen e detyrimeve tatimore janë ai i ndërtimtarisë, hotelerisë, gastronomisë, punësimi jo formal, tregtia me shumicë apo mungesa e mallrave në stoqe”, pati thënë Murtezaj./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat