Qeveria planifikon te jape 24 koncesione te reja deri ne 2025
Qeveria planifikon që deri në vitin 2025 të japë edhe 24 koncesione të reja.
Projektet vijnë në programet për nxitjen e investimeve private per ofrimin e punëve dhe shërbimeve publike nëpërmjet kontratave te koncesionit /PPP, të publikuara në draftodokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2022–2025.
Ato do të jenë të shpërndara si me poshtë: 6 në vitin 2022, 6 në vitin 2023, 7 në vitin 2024 dhe 5 në vitin 2025.
Në programin e sapopublikuar në Fletoren Zyrtare Qeveria nuk specifikon për çfarë lloj koncesionesh bëhet fjalë, por parashikon hartimin e dokumenteve të tenderimit për këto 24 PPP.
Ndërkohë që po për këtë periudhë, Qeveria parashikon shpenzime për asistencë ne fazën e studimit te fizibilitetit per projekte 28 koncesionare në total. Ndërkohë që duket se do jetë shumë më dorështrënguar sa i përket projekteve rrugore për katër vitet e ardhshme.
Programi “Transporti Rrugor” kufizohet me Ndërtimin e rrugës Kardhiq – Delvinë Loti 8, ndërtimin e rrugës lidhëse Shijan – Ura e Gajdarit dhe rehabilitimi i segmentit rrugor Shijan – Delvinë, ndërkohë që parashikohet një total prej 3483 km rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve në vitin 2025 në të gjithë territorin.
Numri i kilometrave të ndërtuara reabilituara, sistemuara, asfaltuara dhe te pajisura me sinjalistike rrugore do të arrijë në 602 Km në vitin 2023 nga 308 Km që pritet të ndërtohen deri në fund të vitit 2022.
Projekti tjetër që përmendet shpesh në dokumentin qeveritar është Rikonstruksioni i segmentit hekurudhor Tiranë – Durrës si dhe ndërtimi i linjës së re hekurudhore Tiranë-Rinas./Burimi: SCAN