Indeksi i Brishtesise 2015, Shqiperia mes vendeve me rrezik te ulet
Shqipëria gjendet në mesin e shteteve të konsideruara me rrezik të ulët, sipas Indeksit të Brishtësisë 2015, me një përmirësim krahasuar me vitin e shkuar dhe me një performancë të mirë krahasuar me rajonin.
Sipas Indeksit të Shteteve të Brishta për 2015, kryer nga Fondi për Paqe, rezultatet bazohen duke u bërë matjet sipas disa treguesve, si më poshtë: Presionet Demografike, Niveli i Refugjatëve, Zhvillimi ekonomik, Tensione dhe dhunë, Të drejtat e njeriut, Varfëria, Forcimi i shtetit, Shërbimet Publike dhe Funksionimi i ligjit.
Shqipëria renditet e 125 në botë për brishtësi, më pak e riskuara në rajon është Mali i Zi i cili gjendet në vendin e 132, ndërsa Maqedonia ndodhet në vendin e 118; Serbia në 92-tin. Shteti më i brishtë në rajon është Bosnja, e renditur e 78-ta në rang botëror.Shtetet të cilët gjenden në rrezik të lartë janë Sudani i Jugut, Somalia, Republika qendrore e Afrikës dhe Sudani. Ndërsa shtetet më pak të brishta në botë janë: Finlanda, Portugalia, Gjermania, Hollanda dhe Austria.