BB: Transparence jo vetem per naften, por edhe per HEC-et
Banka Botërore gjykon që nisma për të publikuar të dhënat e plota mbi industrinë nxjerrëse dhe konkretisht për naftën është një iniciativë e mirë që duhet të shtrihet më gjerësisht.
Në këtë kontekst propozimi është që ashtu sikurse veprohet me raportet vjetore EITI për sektorin e hidrokarbreeve të veprohet edhe me hidrocentralet apo edhe industritë e tjera nxjerrëse.Në një dokument të bërë public nga Banka Botëore ku jepen detaje mbi mbështetjen që i është dhënë qeverisë për të rritur standardet e rapotimit por dhe tranparencën thuhet që: Për t’u siguruar që Shqipëria të arrijë objektivat e saj ambicioze në fushën e transparencës dhe përmirësimit të qeverisjes duhet që : të publikohen periodikisht raportet EITI duke përfshirë të dhëna më të përdirtësuara kontekstuale dhe finaciare duke mbuluar të gjithë industritë nxjerrëse dhe sekotin energjetik.
Në fakt ky dokument vjen vetëm pak ditë para mbylljes finale të projektit që fillimisht do të niste në ttor të vitit 2013 me një fond 300 mijë dollarë që më pas në korrik të 2015 do të rritej në 420 mijë dollarë.Programi ka në bazë publikimin e raporteve EITI të disa viteve rresht me mbikqyrje proactive, mbështetja e kostove të operimit të Sekretaritatit Kombëtar të EITI, zhvillimi I një sutdimi që përfshin sesi mund të futen edhe hidrocentralet në raportimin e EITI po edhe një studim për gjetur një zgjidhje mbi zhvillimin e aplikacioneve të IT për të sistemuar raportimin e të dhënave të EITI.