Mbi 2000 persona kane hequr dore nga shtetesia e Kosoves ne 2022
Mbi 2000 persona kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës nga janari deri në fund të korrikut të vitti 2022.
Kryesisht kjo është bërë nga ata persona që jetojnë në shtetet e Bashkimit Evropian ku nuk u lejohen të kenë dy shtetësi.
Për çdo vit në departamentin për shtetësi, azil dhe migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme, deri në 5.000 persona heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, mirëpo nga janari e deri në korrik të këtij viti, ka pasur një rritje të numrit të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.
Liridon Neziri nga ky departament, thotë se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, ka pasur një trend të njëjtë të personave që kanë hequr dorë nga shtetësia.
“Arsyeja pse heqin dorë nga shtetësia e Republikës Kosovës, shtetasit e Republikës së Kosovës është sepse disa vende të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësi për ato vende të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian,
ju siç e dini ne Ballakani dhe Kosova nuk është pjesë e BE, andaj shtetasit tanë të cilët integrohen në këto vende të Bashkimit Evropian, iu kërkohet heqja dorë nga shtetësia. Po flasim për ato vende të Bashkimit Evropian të cilët nuk lejojnë dy shtetësi.
Ka edhe vende të tjera të Bashkimit Evropian, d.m.th jo të gjitha e lejojnë edhe dy shtetësi në këtë rast, d.m.th numri i vendeve të cilat i lejojnë dy shtetësi në BE dhe numri i atyre vendeve të cilët nuk e lejojnë dy shtetësi është pak a shumë i njëjtë,
mirëpo këtu varet edhe sa ne kemi shtetasë ose ta quaj ashtu diasporë në këto vende, atëherë edhe normal në këto vende është edhe numri është i madh sa i përket aplikimit për humbje të shtetësisë”, u shpreh ai.
Sa i përket moshës, sipas Nezirit, gjeneratat e reja janë kryesisht ata të cilët kërkojnë të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës./Burimi: Shqiptarja.com