Secondary Adv

Bashkia Tirane, ndryshojne taksat per pronen dhe biznesin, ja sa do paguajne qytetaret

Në Paketën e re Fiskale të paraqitur në Këshillin Bashkiak të Tiranës, një nga taksat që është paraqitur me rritje është ajo mbi “ Kalimin e të drejtësës së pronësisë mbi pasurinë e paluajtshme”., e cila vendoset për të gjitha ndërtesat në momentin që ndryshojnë pronësi.


Me ndarjen e re territoriale, për njësitë administratove nën menaxhimin e Bashkisë së Tiranës, është parashikuar që kjo taksë të jetë e përshkallëzuar:

Si është
Kategoritë e ndërtesave                 Zona 1 Tiranë
Ndërtesa banimi                            1,000 lek/m2
Ndërtesa tregti/shërbime                2,000 lek/m2
Të tjera                                        1,500 lek/m2

Si do të bëhet
(Dajt, Farkë, Kashar)
Ndërtesa banimi                               1,100 lek/m2
Ndërtesa tregti/shërbime                  2,200 lek/m2
Të tjera                                           1,650 lek/m2
( Bërzhitë, Baldushk, Vaqarr,Petrelë. Pezë,Kërrabë,Shëngjergj, Ndroq, Zall-Herë, Zall-Bastar ( -30%)
Ndërtesa banimi                             700 lek/m2
Ndërtesa tregti/shërbime                1,400 lek/m2
Të tjera                                         1,050 lek/m2

Sipas vendimit, rreth 3% e të ardhurave nga kjo taksë do të vilen nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.


Më të lexuarat