Secondary Adv

Shkelje me tenderat, institucionet publike 5 mln euro dem buxhetit

Më shumë se 5 mln euro është dëmi ekonomik që institucionet i kanë shkaktuar buxhetit për shkak të keq-menaxhimit me taksat, tenderat e pasuritë publike.

 

Në auditimin e kryer nga Drejtoria e Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik pranë Ministrisë së Financave thuhet se gjatë vitit të kaluar janë identifikuar 7660 gjetje të shkelje, devijime dhe dobësi në sistemet e administrimit të pronës publike,

 

në prokurimet publike, në pagesa e shpërblimeve, në menaxhimin e aseteve, sistemin e tatim taksave, regjimin doganor, në legalizime dhe privatizime të pronës shtetërore, në koncesione dhe Partneritete Publike Private si dhe në sisteme të menaxhimit të burimeve njerëzore.

 

“Struktura e dëmit ekonomik të shkaktuar identifikon peshën specifike më të madhe në sistemin e tatim, taksave dhe doganave rreth 29%, rreth 20% administrimin e pronës shtetërore dhe 13.3% në fushën e prokurimit publik”, thuhet në raportin e drejtorisë, që është depozituar edhe në Kuvend.

 

Problemi i dëmit ekonomik thuhet në raport është përmirësuar në raport me vitin 2020, por përsëri shqetësim mbetet keq-menaxhimi i fondeve publike.

 

Në sistemin e prokurimeve shkeljet më të mëdha kanë të bëjnë me shkelje të procedurave tenderuese dhe favorizim të kompanive për blerje të caktuara. Ndryshim kontrate pas shpalljes së fituesit, mos argumentim i fondit limit të përcaktuar etj.

 

Sa i takon administrimit të pronave publike, në raport thuhet se mungon një inventarizim i pasurive të pushtetit vendor duke nisur nga pyjet, rrugët, kullotat apo mjetet.

 

Mungojnë dokumentet e transaksioneve nëpër magazina, si dhe ka probleme me transferimin e aseteve, duke mos zbatuar aktet nënligjore në fuqi./Burimi: Shqiptarja.com 


Më të lexuarat