Secondary Adv

Turqia dhe Izraeli rivendosin marredheniet diplomatike pas 4 vitesh

Izraeli dhe Turqia kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike, duke kthyer ambasadorët dhe konsujt në të dyja vendet pas përmirësimit të marrëdhënieve.

 

“Përmirësimi i marrëdhënieve do të kontribuojë në forcimin e lidhjeve midis dy popujve, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe forcimin e stabilitetit rajonal”, thuhet në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrit izraelit.

 

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha pas njoftimit të Izraelit se, pavarësisht rivendosjes së plotë të marrëdhënieve turko-izraelite, Turqia nuk do të braktisë kauzën palestineze. Izraeli dhe Turqia tërhoqën në vitin 2018 ambasadorët pas vdekjes së 60 protestuesve palestinezë në Gaza./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat