Secondary Adv

Rritja e cmimeve mbush buxhetin e shtetit, 326.7 mld leke ne 7 muaj

Buxheti i shtetit vazhdon të mbledhë më shumë të ardhura si rezultat i rritjes së çmimeve.

 

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave për periudhën janar-korrik 2022 u mblodhën 326.7 mld lekë  duke pësuar një rritje me 16 % ose 44.9 mld më shumë se një vit më parë.

 

Nga treguesit fiskal vërehet se tre janë zërat kryesor që kanë kontribuar në shtimin e të ardhurave në buxhet. TVSH, akciza dhe tatimi mbi fitimin. Këto taksa lidhen direkt me efektin e shtrenjtimit të produkteve ushqimore dhe të karburanteve.

 

Nga të dhënat e INSTAT në korrik inflacioni arriti rekordin e shënuar në 20 vite dhe kjo mesa duket është përkthyer direkt në më shumë para për buxhetin e shtetit.

 

Të ardhurat nga TVSH, u realizuan në masën 21.8 miliardë lekë, ose 39.5% më shumë se 7 mujori 2021, ndërsa nga nga tatimi mbi fitimin u arkëtuan 27.4 miliardë lekë rreth 40% më shumë se e njëjta periudhë e viti të kaluar.

 

Edhe akciza ka pësuar rritje dhe nga ky zë në 7 muaj janë mbledhur 29 mld lekë ose 4% më shumë se një vit më parë.

 

Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.

 

Të ardhurat në buxhet

PLAN  JANAR-KORRIK 2022        313.5 MLD LEKË

 

FAKT  JANAR-KORRIK 2022        326.7 MLD LEKË

FAKT  JANAR-KORRIK 2021      281.8 MLD LEKË/Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat