Secondary Adv

Cmimet e larta, blerja e nje banese e paperballueshme per familjet e reja

Blerja e një apartamenti është kthyer në një mision të pamundur për çdo familje të re në Shqipëri.

 

Abcnews.al publikoi dje të dhënat më të fundit të Indeksit të përballueshmësisë së blerjës së një apartamenti që mat raportin mes çmimit dhe të ardhurat e familjeve shqiptare, ku rezulton se vendi ynë pozicionohet në fund të listës krahasuar me shtetet e rajonit si edhe të Europës.

 

Shqiptarët e kanë më të vështirë se të gjithë fqinjët e tyre për të blerë një apartament mesatarisht 90 metra katrorë.

 

Çmimet për metër katror të ndërtimeve për banim apo për biznes janë rritur ndjeshëm gjatë muajve të fundit, ndërkohë që faktorët që kanë ndikuar në këtë fenomen konsiderohen dy:

 

I pari është ndërkombëtar dhe lidhet me krizën e çmimeve që shkaktoi lufta në Ukrainë, ndërkohë; i dyti, edhe më i rendësishmi lidhet tërësisht me faktorë lokalë dhe ka të bëjë me pastrimin e vrullshëm të parave që po ndodh sëfundmi në Shqipëri.

 

Deri më tani, ndërtimi është parë si sektori më i përshtatshëm ku mund të pastrohen shumë lehtë qindra miliona euro brenda një kohë të shkurtër. Jo më kot, Tirana dhe e gjithë Shqipëria janë përmbytur nga leje ndërtimi, të cilat shtohen nga tremujori në tremujor.

 

Sipërfaqja

Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se vetëm gjatë tremujorit të parë të këtij viti, vetëm në Tiranë janë dhënë 112 leje ndërtimi me një sipërfaqe kolosale prej më shumë se 800 mijë metër katror,

 

ndërkohë që në të gjithë Shqipërinë sipërfaqja totale për tremujorin e parë është diçka më shumë se 1 milion metër katror.

 

Në total, që prej janarit 2021 deri në mars 2022, sipas INSTAT, në Tiranë janë dhënë 2 449 507 metër katrorë leje ndërtimi. Kjo është një hapësirë tmerrësisht e madhe për një kryeqytet me jo më shumë se 1 milion banorë.

 

Vlera

Vlerësohet se gjatë kësaj periudhe, pra nga janari 2021 deri në mars 2022, vlera e sipërfaqes së ndërtimit në Tiranë të kapë shifrat e rreth 86 miliard lekëve ose rreth 760 milion dollar.

 

Kjo është shifra mesatare e deklaruar, ndërkohë që eksperienca ka treguar se çmimi real i tregut për këto struktura banimi, të cilat janë kryesisht në qendër ose përreth qendrës së kryeqytetit, është të paktën dyfish./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat