Secondary Adv

AKSHI tender 678 mln leke, qender e re serverash per Policine e Shtetit

Ngritjen e qendrës së re për ruajtjen e të dhënave dhe përmirësimin e sistemit ekzistues dhe serverave, Policia e Shtetit e konsideron emergjente për rritjen e sigurisë.

 

Për këtë arsye, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka shpallur tenderin me vlerë 678 milionë lekë, një muaj pas hakerimit të sistemeve qeveritave.

 

Sipas Policisë së Shtetit ky projekt ka si qëllim rritjen dhe forcimin e kapaciteteve teknologjike të infrastrukturës së Policisë së Shtetit në kuadër të objektivave strategjik për përmirësimin e sistemeve informatike dhe rritjes së sigurisë në to.

 

Sipas një raporti të Policisë së Shtetit në 2020 në mbi 95% e pajisjeve nuk ka burime te lira për ngritjen e sistemeve kofidenciale. Gjithashtu, nga ky raport mbi 85% e pajisjeve hardware janë pajisje në përdorim për më tepër se 5 vite dhe 60% e tyre më tepër se 10 vite.

 

Ndër risqet e këtij projekti renditet vonesa ne implementin e tij në kohë dhe eksperiencën e punonjësve të cilët duhet të jenë të certifikuar.

 

Sipas Policise së Shtetit ky projekt synon implementimi e elementëve të sigurisë në rrjet, plotësimin e nevojave, riorganizimin e shërbimeve në infrastrukturën e re sipas standardeve teknike të nevojshme, implementimin e një zgjidhje backup si emergjencë për ruajtjen e të dhënave./Burimi: SCAN


Më të lexuarat