Secondary Adv

Inflacioni ne Eurozone 8.9 per qind, niveli me i larte qe prej vitit 1999

Inflacioni në Eurozonë arriti në një nivel të ri rekord prej 8.9% në korrik, konfirmoi zyra e statistikave të BE-së.

 

Eurostat, tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën 0.1% nga muaji në muaj në korrik, duke arritur në 8.9 për qind, niveli më i lartë që nga krijimi i euros në vitin 1999.

 

Eurostat tha se nga totali, 4.02 pikë përqindje erdhën nga shtrenjtimi i energjisë, kostot e së cilës u rritën për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe 2.08 pikë përqindje nga alkooli dhe duhani më i shtrenjtë.

 

Por edhe kur përjashtohen këta përbërës më të paqëndrueshëm, në atë që Banka Qendrore Europiane e quan inflacion bazë dhe vëzhgon me vëmendje vendimet e normave të interesit, çmimet ishin ende 5.1% më të larta nga viti në vit në korrik.

 

Objektivi total i BQE-së për inflacionin është 2.0%

Muajin e kaluar, banka filloi një cikël shtrëngimi pas më shumë se një dekade në një përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit,

 

por megjithatë çmimet e shërbimeve, të cilat krijojnë më shumë se dy të tretat e PBB së Eurozonës, u rritën 3.7% nga viti në vit në korrik, duke shtuar 1.6 pikë përqindje në rezultatin përfundimtar.

 

1.16 pikë përqindje u shtuan nga mallrat industrialë, të cilët ishin 4.5% më të shtrenjta se 12 muaj më parë./Burimi:Reuters/Monitor


Më të lexuarat