Secondary Adv

Kerkimet per ar, MIE nxjerr 2 zona minerare per privatet, afati per ofertat

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë për subjekte të interesuar katër zona minerare në vend dhe ofertat mund të dorëzohen deri më 6 shtator.

 

Ajo që bie në sy në listën e katër zonave janë dy prej tyre që kanë në objekt kërkim zbulimin e arit ku një prej tyre ndodhet në Librazhd dhe tjetra në Mirditë. Por cilat janë në fakt zonat e shpallura nga ana e MIE për të cilat mund të paraqitet ofertë.

 

Zona minerare Nr. 3/1, Objekti “Babje”, Librazhd, Qarku Elbasan, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.

Zona minerare Nr. 4/1, Objekti “Kaçinar”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit ar, veprimtaria kërkim – zbulim.

 

Zona minerare Nr. 145/1, Objekti “Perlat – Shebe”, Mirditë, Qarku Lezhë, lloji i mineralit bakër, veprimtaria kërkim – zbulim.

Zona minerare Nr. 56/3, Objekti “Polenë”, Skrapar, Qarku Berat, lloji i mineralit ranor pllakor, veprimtaria shfrytëzim.

 

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3, të miratuara në planin vjetor të vitit 2021, me të dhënat dhe formën e formularit të ofertës të paraqitura në aneksin 1 të kësaj Ftesë për Ofertë.

 

Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese.

 

Shpenzimet e kryera për të marrë pjesë në procedurën konkurruese nuk rimbursohen nga Autoriteti Kontraktues. Asnjë ofertues nuk do të përjashtohet nga pjesëmarrja në procedurën e konkurrimit në bazë të shtetësisë.

 

Afati i fundit për dorëzimin e ofertave për zonat: Nr. 3/1, Nr. 4/1, Nr. 145/1, Nr. 56/3; është dt. 06.09.2022, ora 10:00. Ofertat e dorëzuara pas këtij afati do të refuzohen” thuhet në shpalljen e MIE./Burimi: https://www.monitor.al/ne-kerkim-te-arit-mie-nxjerr-dy-zona-minerare-per-privatet-ja-ku-ndodhen/


Më të lexuarat