Secondary Adv

Dhenia e shtetesise per investitoret e huaj, delegacioni i BE kunder vendimit

Në një vendim të marrë më 29 korrik, qeveria i dha jetë një projekti për t’i dhënë shtetësi shqiptare shtetasve të huaj dhe të pasur që duan të investojnë në Shqipëri.

 

Këshilli i Ministrave i hapi rrugën punësimit të një kompanie ndërkombëtare për promovimin e e pasaportës shqiptare në botë, një kontraktim në formën e koncesionit.

 

Ky vendim i qeverisë ka sjellë reagime nga delegacioni i BE në vendin tonë. Sipas një shkrimi të botuar në reporter.al, BE ka kërkuar ndaljen e skemës së shtetësisë për investitorë pasi bie ndesh me legjislacionin e BE dhe përbën rrezik për Shqipërinë dhe për Unionin.

 

Në përgjigje të medias delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë tha se projekti i Qeverisë për ngritjen e një skeme të shtetësisë për investitorë të huaj dhe të pasur përbën rrezik për vendin si dhe mund të ndikojë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Schengen.

 

“Komisioni ka ndërmarrë masa të forta kundër skemave të shtetësisë për investitorët brenda dhe jashtë BE-së.

 

Komisioni i konsideron këto skema në kundërshtim me ligjet e BE, pasi ato shkelin parimin e bashkëpunimit të sinqertë dhe konceptin e shtetësisë së BE,” tha delegacioni, i cili paralajmëroi se kjo do të diskutohet edhe në procesin e negociatave.

 

Ky projekt i qeverisë dhe kritikat e delegacionit të Bashkimit Evropian ka sjellë edhe reagimin e opozitës.  Me anë të një postimi në rrjete sociale, deputetja e PD Tabaku thotë se iniciativa e fundit për pasaportat do të shkaktojë problem për integrimin evropian të vendit.

 

“E gjitha rrezikon të kthehet në nul. Arsyeja është iniciativa e fundit, dhe jo vetëm, për shitjen e nënshtetësisë të ashtuquajturën pasaporta të florinjta!

 

Kjo përveçse një pengesë e panevojshme do të kthehet njëkohësisht  dhe ne problem për sigurinë por dhe për pastrimin e parave.”, shkruan Tabaku./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat