Secondary Adv

SHBA 800 milione dollare ndihme ushtarake shtese per Ukrainen

Shtetet e Bashkuara janë duke përgatitur rreth 800 milionë dollarë ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, raporton Reuters.

 

Biden do të autorizojë ndihmën duke përdorur Autoritetin e tij Presidencial të tërheqjes, i cili i lejon presidentit të autorizojë transferimin e armëve të tepërta nga stoqet e SHBA-së.

 

Burimet, duke folur në kushte anonimiteti, thanë se një njoftim mund të kalojë javën e ardhshme, duke paralajmëruar se paketat e armëve mund të ndryshojnë në vlerë përpara se të shpallen. Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë çështje.

 

Uashingtoni ka dërguar miliarda dollarë ndihmë për sigurinë në Kiev, armatime duke përfshirë sisteme raketash artilerie ‘HIMARS’, mortaja dhe municione artilerie, sisteme raketore antitank "Javelin", eksplozivë dhe pajisje të tjera./Burimi: Al Jazeera/Shqiptarja.com


Më të lexuarat