Secondary Adv

Rusia do te nderprese furnizimin me gaz ne Europe per tri dite

Furnizimi me gaz rus në BE duket se do ndërpritet në fund të këtij muaji, pas një njoftimi se gazsjellësi Nord Stream 1 do mbyllet për mirëmbajtje për tre ditë.

 

Kanali do të mbyllet nga 31 gushti deri më 2 shtator, ka bërë me dije firma energjetike ruse e kontrolluar nga Gazprom. Tubacioni tashmë ka funksionuar me vetëm 20% kapacitet gjatë një bllokimi energjetik midis Moskës dhe Evropës, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

 

Vendet perëndimore kanë akuzuar vazhdimisht Kremlinin për përdorimin e furnizimeve me karburant si një armë politike./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat