Secondary Adv

Rritja e cmimit te cimentos, shtrenjtohen banesat ne Kosove

Çmimi i çimentos u rrit me 20 për qind të hënën.

 

E kompania Sharrcem, u arsyetua se shkaku i rritjes së kostos së energjisë në botë u detyrua ta ngrit çmimin që shkoi 129 euro për ton. Ndërtimtarët thonë se kjo nuk qëndron fare.

 

Sipas tyre, vlera e këtij produkti në Kosovë u bë gati sa në perëndim, atje ku standardet janë shumë më të larta, njofton Klan Kosova. Kjo situatë do të ndikojë që të rritet edhe kosto e patundshmërive, për çka investitorët thonë se ka ulje të shitjes.

 

Me këtë rast edhe paralajmërimet për ekonominë e vendit nuk janë pozitive. Që kjo gjendje të kalohet, po kërkohet që shteti të ndërhyjë përmes mekanizmave mbrojtës për ta evituar thellimin e krizës./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat