Gjermania ne krize, paralajmerohet per mungese gazi ne dimer
Rregullatori i Rrjetit Energjetik të Gjermanisë ka paralajmëruar për mungesat e gazit këtë dimër.
Presidenti i Bundesnetzagentur, Klaus Mueller tha se konsumi i gazit do të rritet ndjeshëm në vjeshtë, gjë që do ta bëjë shumë më të vështirë arritjen e objektivave të vendosura nga qeveria.
“Nuk mendoj se do të jemi në gjendje të përmbushim objektivat e ardhshëm të magazinimit aq shpejt sa i pari. Të arrijmë 85 për qind deri më 1 tetor nuk është e pamundur, por është shumë ambicioze, sepse do të ngrohemi me gaz.
Në të gjitha skenarët, humbasim qëllimin prej 95 për qind të mbushjes së depove deri më 1 nëntor. Vështirë se do ta arrijmë këtë”, tha Mueller.
Qeveria gjermane filloi zbatimin e planeve emergjente muajin e kaluar për të kursyer gazin për dimrin e ardhshëm, mes shqetësimeve se Rusia mund të ndërpresë plotësisht furnizimet në Evropë.
Gjermania ka rreth 23 miliardë metra kub rezerva gazi dhe niveli aktual i zënies është 77 për qind./Burimi: Telegrafi