Secondary Adv

Durresi me park te ri, Rama shfaq pamjet 3D te projektit

Një park i madh për fëmijë e të rritur do të ndërtohet në Durrës.

 

Kështu bëri me dije kryeministri Edi Rama ditën e sotme. Në një postim në Facebook, Rama specifikoi se Parku i quajtur “Vala” do të ndërtohet në lagjen 18, ndërsa bashkëngjiti një video me projektin 3D.

 

“Dhe me “Valën” e re të Durrësit që do të ngrihet në lagjen 18 si një park i madh urban për fëmijë e të rritur, pjesë e programit të ri kombëtar të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, "DUA TË LUAJ", ju uroj një javë të mbarë”, shkroi rama.

 

Për qytetin e Durrësit u nënshkrua marrëveshja për një tjetër projekt ambicioz në gusht, ai i portit të ri të Durrësit. Porti i ri Turistik i Durrësit pritet që për 6 vite të ketë përfunduar duke u kthyer në zemrën e turizmit shqiptar dhe një forcë e madhe për ekonominë shqiptare.

 

Më 16 prill është prezantuar masterplani për portin e ri turistik që do të jetë më i madhi në Ballkan, në të cilën kompania Emaar Group do të investojë 2 miliardë euro.

 

Projekti është i ndarë në 5 faza dhe për 6 vite do të jetë i prekshëm për të gjithë dhe se do të hapen 4 porta në bregdetin tonë nga Adriatiku në Jon./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat