Secondary Adv

Tronditet kursi valutor, dollari barazohet sot me euron

Dollari amerikan është rritur ndjeshëm gjatë fillimit të kësaj jave duke arritur thuajse të njëjtin nivel me euron në tregun shqiptar.

 

Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, një dollar këmbehet sot me mesatarisht 117.12 lekë, ndërkohë që një euro me  117.18 lekë. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që dollari dhe euro thuajse barazohen në tregun vendas, raporton abcnews.al.

 

Të treja monedhat e forta e kanë nisur javën me rritje krahasuar me lekun, por dollari spikat duke fituar 0.97 lekë brenda pak ditësh. Sa i përket paundit, ai vijon të vërtitet në 138-138.50 në raport me lekun. Gjatë ditës së sotme, një paund këmbehet mesatarisht me 138.27 lekë./Burimi: abcnews.al 


Më të lexuarat